Bota

VIDEO/Pas thirrjes së Putin për mobilizim në luftë shtohet fluksi ajror nga Rusia

Rreth 200 fluturime në ditë nisen nga Moska dhe Shën Petersburg për në vende të tjera. Turqia kryeson listën me 70 fluturime ditore.

22 Shtator 2022, 14:24 Nga d.a.
VIDEO/Pas thirrjes së Putin për mobilizim në luftë shtohet
Harta

RUSI- Fluturimet që largohen nga Rusia po shiten ose po rriten pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të rezervistëve ushtarakë.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, rreth 200 fluturime në ditë nisen nga Moska dhe Shën Petersburg për në vende të tjera. Turqia kryeson listën me 70 fluturime ditore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, më 21 shtator, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky njoftim u bë pasi forcat ruse janë përballur me ngecje të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë dhe urdhri i Putinit po shihet si përpjekje për të kthyer momentumin në anën e Moskës, në atë që Putini e ka cilësuar si përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit.

mobilizimi i ushtrise ruse lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll