Bota

Kërcënon Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore nëse është e nevojshme për të mbrojtur Donbasin

Sipas asaj që ai shkroi në kanalin e tij Telegram, Rusia nuk do të hezitojë të përdorë "armë strategjike bërthamore" nëse kërcënohet Donbasi dhe rajone të tjera të Ukrainës juglindore, pas referendumeve që janë shpallur për aneksimin e tyre në Federatën Ruse. 

22 Shtator 2022, 13:37 Nga d.a.
Kërcënon Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore
Medvedev

RUSI- Ish-kryeministri rus dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, vijoi tMedvedev mbronte "kërcënimin bërthamor" për të cilin foli edhe Putin të mërkurën. Sipas asaj që ai shkroi në kanalin e tij Telegram, Rusia nuk do të hezitojë të përdorë "armë strategjike bërthamore" nëse kërcënohet Donbasi dhe rajone të tjera të Ukrainës juglindore, pas referendumeve që janë shpallur për aneksimin e tyre në Federatën Ruse. 

“Rusia njoftoi se jo vetëm aftësitë e mobilizimit, por edhe çdo armë ruse, përfshirë armët strategjike bërthamore dhe armët e bazuara në teknologjitë e reja, mund të përdoren për të mbrojtur Donbasin dhe territoret e tjera pas referendumeve për pranimin e tyre në Rusi”, shkroi Medvedev në kanalin e tij Telegram.

Establishmenti perëndimor dhe të gjithë qytetarët e vendeve të NATO-s duhet të kuptojnë se Rusia ka zgjedhur rrugën e saj dhe nuk ka kthim prapa, vazhdoi Dmitry Medvedev, duke komentuar vendimet e Putinit për të mbështetur referendumet në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia dhe për mobilizimin e pjesshëm në Federata Ruse. 

Pensionistë të ndryshëm idiotë me galone strategjike nuk kanë nevojë të na trembin duke folur për një sulm të NATO-s në Krime. "Armët tejzanor janë të garantuar se mund të arrijnë objektivat në Evropë dhe SHBA shumë më shpejt," shtoi Medvedev.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, më 21 shtator, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky njoftim u bë pasi forcat ruse janë përballur me ngecje të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë dhe urdhri i Putinit po shihet si përpjekje për të kthyer momentumin në anën e Moskës, në atë që Putini e ka cilësuar si përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit.

dmitry medvedev mobilizimi i ushtrise ruse lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll