Bota

"Po shantazhon me armë bërthamore", Macron për deklaratën e Putin: Çdo gjë do të zgjidhet në tavolinë

Gjatë kthimit të tij për në Francë, pas pjesmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në SHBA, Macron tha se ky vendim vshtë një shantazh i pastër dhe rreziku është i lartë.

22 Shtator 2022, 14:00 Nga d.a.
"Po shantazhon me armë bërthamore", Macron për
Putin dhe Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron foli për "mobilizimin e pjesshëm" të shpallur nga Putin në Rusi, "kërcënimin bërthamor" nga presidenti rus dhe nevojën për t'i dhënë fund krizës "në tryezën e bisedimeve".

Gjatë kthimit të tij për në Francë, pas pjesmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në SHBA, Macron tha se ky vendim vshtë një shantazh i pastër dhe rreziku është i lartë.

"Rusia ka vendosur të ndërmarrë një hap shtesë në përshkallëzim. Natyrisht, ky është shantazh dhe padyshim që ai i ka këto armë dhe rreziku është ende aty. Por është gjithashtu një mjet presioni”, tha Macron, duke shtuar se “ka një kundërsulm (ukrainas) nga jugu dhe veriu që ka destabilizuar frontin rus, ky është elementi i parë. Natyrisht, situata ekonomike ruse është me sa duket më e ndërlikuar nga sa është thënë, rubla është e brishtë, zinxhirët e vlerës po shemben pasi kompanitë largohen nga territori dhe partnerët nuk po ndihmojnë aq sa pritej. Dhe gjëja e tretë, Rusia po izolohet diplomatikisht”.

Për Macron, konflikti në Ukrainë "do të përfundojë vetëm rreth një tavoline duke shtuar se ata nuk janë në luftë me Rusinë, por duhet të ndihmojnë Ukrainën dhe të bindin vendet e tjera që ti ndjekin për të rritur presionin. 

"Rusia është shumë e qartë nën presion, por ne duhet të shtyjmë veten për të rivendosur dialogun dhe kushtet për paqe. Nuk jemi në ngërç. Do të përfundojë vetëm rreth një tavoline. Nuk mund të qëndrojmë në një proces të pakontrolluar”.-shtoi Macron.

Ai tha gjithashtu se traktati i paqes duhet të garantojë të paktën "vijat e shkurtit", pra kufijtë që ishin në vend përpara pushtimit të 24 shkurtit dhe për rrjedhojë "integritetin kombëtar" të Ukrainës para konfliktit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, më 21 shtator, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky njoftim u bë pasi forcat ruse janë përballur me ngecje të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë dhe urdhri i Putinit po shihet si përpjekje për të kthyer momentumin në anën e Moskës, në atë që Putini e ka cilësuar si përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit.

mobilizimi i ushtrise ruse emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll