Bota

Greva e arsimtarëve, Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Mos bëj të fortin, gjeje një zgjidhje me sindikatat

Hoxhaj i cili është edhe nënkryetar i legjislativit, gjatë debatit parlamentar për grevën në arsim, tha se Kurti s’ka nevojë të luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat dhe opozitën.

22 Shtator 2022, 13:43 Nga d.a.
Greva e arsimtarëve, Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Mos bëj të
Enver Hoxhaj

KOSOVË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka apeluar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të arrijë një zgjidhje kompromisi me sindikatat.

Hoxhaj i cili është edhe nënkryetar i legjislativit, gjatë debatit parlamentar për grevën në arsim, tha se Kurti s’ka nevojë të luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat dhe opozitën.

Kryeministri nuk ka nevojë të luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat. Nuk ka nevojë të luajë rolin e të fuqishmit në raport me opozitën. Por ka nevojë të kuptojë se si duket procesi demokratik. Ai duket në këtë formë, dialogu është platformë për të arritur deri tek e vërteta, e ajo është kompromisi. Kompromisi çfarë kërkojnë sindikatat, mësimdhënësit dhe kompromisi brenda mundësive që i ka Qeveria e Kosovës për të bërë një zgjidhje”, theksoi ai.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.

enver hoxhaj albin kurti kuvendi i kosoves greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll