Politike

“Spiunët” jashtë politikës, “Ligjet” miratojnë ndryshimet në projektligjin për deklasifikimin e dosjeve të ish-Sigurimit

Ndryshimet me të rëndësishme në tentativën për të pastruar politikën shqiptare nga spiunët, janë në ligjin e dekriminalizimit.

21 Shtator 2022, 14:37 Nga e.k
“Spiunët” jashtë politikës, “Ligjet”
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni I Ligjeve, ka miratuar ditën e sotme projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, pas diskutimeve të shumta lidhur me këtë çështje.

Ndryshimet me të rëndësishme në tentativën për të pastruar politikën shqiptare nga spiunët, janë në ligjin e dekriminalizimit. Në një prej neneve të ligjit ekzistues shtohet një paragraf ku parashikohet se “bashkëpunëtorëve ose të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi”.

Ndërsa ndryshimi i ligjit aktual për partitë politike synon mos lejimin e drejtimit të një force politike nga kryetar me dosje në Sigurimin e Shtetit ose ata që kanë shërbyer si sekretar partie.
Thelbi ndryshimeve të propozuara është hapje totale e dosjeve përfshi edhe ata të cilët njëherë kanë kaluar filtrat e komisioneve Bezhani dhe Mezini.

ligji per lustracionin

Sondazh

Poll