Aktualitet

Kishte lënë derën hapur, 3-vjeçarja endet nëpër park dhe gjendet nga policia, nën hetim babai shqiptar

Karabinierët e vunë re atë pranë zonës Pirandello në Cologno Monzese dhe pasi e qetësuan, e shoqëruan deri në kazermë. Këtu, teksa prisnin operacionet për identifikimin dhe gjurmimin e prindërve, karabinierët e argëtuan vogëlushen me një libër për t'u ngjyrosur dhe disa ushqime.

22 Shtator 2022, 08:45 Nga d.a.
Kishte lënë derën hapur, 3-vjeçarja endet nëpër
policia italiane

ITALI- Një baba shqiptar është denoncuar për braktisje të një të mituri, pasi mëngjesin e 21 shtatorit “humbi” vajzën e tij 3-vjeçare. Rreth orës 10, karabinierët e Tenenza di Cologno Monzese shpëtuan vajzën e vogël që endej, e vetme dhe në të ftohtë, në një park. 

Sipas mediave italiane, karabinierët e vunë re atë pranë zonës Pirandello në Cologno Monzese dhe pasi e qetësuan, e shoqëruan deri në kazermë. Këtu, teksa prisnin operacionet për identifikimin dhe gjurmimin e prindërve, karabinierët e argëtuan vogëlushen me një libër për t'u ngjyrosur dhe disa ushqime.

Nga sa është konstatuar, vogëlushja ka ecur e vetme nëpër park për një orë e gjysmë. Babai, një 37-vjeçar shqiptar, nuk e kishte vënë re largimin e së bijës, i cili do të kishte ndodhur rreth orës 8.30, ndërkohë nëna nuk ishte në shtëpi dhe dera ishte e hapur. Duke përfituar nga këto rrethana, vogëlushja ka dalë nga shtëpia dhe ka nisur të ecë përreth derisa është vënë re dhe është shpëtuar nga policia. Fëmija, në gjendje të mirë shëndetësore, më pas iu kthye prindërve të saj dhe burri u denoncua për neglizhencë ndaj një të mituri. 

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll