Aktualitet

VIDEO- Aksident në Durrës-Tiranë, kamioni shemb mbikalimin e këmbësorëve në Sukth

Shembet mbikalimi në Sukth.

22 Shtator 2022, 07:34 Nga A.B
VIDEO- Aksident në Durrës-Tiranë, kamioni shemb mbikalimin e
Mbikalimi

DURRËS- Një person ka mbetur i plagosur pas shembjes së mbikalimit të këmbësorëve. Policia informon se personi me inicialet M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri me inicialet H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO- Aksident në Durrës-Tiranë, kamioni shemb mbikalimin e

Raportohet se nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Policia bëri të mundur devijimin e lëvizjes deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëmë në automjete të tjera. Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

shembet mbikalimi ne sukth

Sondazh

Poll