Bota

Çfarë tha Biden në fjalimin e tij në OKB?

21 Shtator 2022, 21:25 Nga s.s
Çfarë tha Biden në fjalimin e tij në OKB?
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Më poshtë është një përmbledhje e pikave kryesore që ai foli:

Lufta në Ukrainë

· Biden u tha delegatëve se Rusia kishte "shkelur paturpësisht" kartën e Kombeve të Bashkuara duke pushtuar Ukrainën, duke akuzuar Moskën se ka shkaktuar një "luftë brutale dhe të panevojshme".

· Duke komentuar fjalimin e Presidentit Putin për mobilizimin dhe kërcënimet bërthamore, Biden tha se bota "duhet t'i shohë këto akte të egra për atë që janë", raporton BBC.

· Ai gjithashtu akuzoi Rusinë se dëshironte "të shuajë të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet" - por u zotua se OKB-ja do të vazhdojë të "dënojë pa mëdyshje" veprimet e Moskës.

Kërcënimet bërthamore

· Biden u kërkoi të gjitha kombeve të riangazhohen për të forcuar regjimin e mospërhapjes bërthamore, pas kërcënimeve të Putinit kundër Perëndimit. Ai paralajmëroi: "Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë".

Energjia

· Duke iu referuar fajit që shpesh i vihet Rusisë për ndihmën për të krijuar një krizë globale energjetike, Biden tha se SHBA po punon për të siguruar që asnjë komb të mos jetë në gjendje të "përdorë energjinë si armë" përsëri.

Të drejtat e njeriut

· Në fjalinë e tij përmbyllëse, presidenti amerikan pranoi se liderët botërorë u përballën me sfida të mëdha, veçanërisht në fushën e abuzimeve të të drejtave të njeriut. Duke këmbëngulur që vendet të përmbahen nga të qenit "dëshmitarë pasivë të historisë", ai u tha atyre që në vend të kësaj të ishin "autore të historisë"

okb joe biden putin lufta ukraine-rusi rusi ukraine

Sondazh

Poll