Zbardhet DOSJA hetimore: Ervis Martinaj u nxorr në pritë, u rrëmbye në Durrës dhe u vra
Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga Dosja.al që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, Dosja.al theksontese nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë.
TIRANË- Ervis Martinaj është nxjerrë në pritë nga një femër, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur! Ky është përfundimi në të cilin ka dalë grupi hetimor që merret me zhdukjen e të shumëkërkuarit, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht.
“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar,”- thuhet në dosjen hetimore të publikuar “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala.
Pista e nxjerrjes së mundshme në pritë është raportuar nga Dosja.al që më 26 gusht. Duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës prej pistave, Dosja.al theksontese nxjerrja në pritë ishte pista e parë që kishte Prokuroria mbi tavolinë.
“Edhe pse rasti “Martinaj” i ka “magjepsur” hetuesit sesi një i shumëkërkuar lëviz para syve të Policisë dhe shtetit pa i hyrë gjemb në këmbë, Prokurioria dyshon se Martinaj në pistën e parë, atë që është zhdukur, është nxjerrë në pritë nga njëri prej këtyre 3 personave. Missi, shoku ose polici gabuan. A u shit Martinaj nga bukuroshja? Prokuroria është ende e dyzuar. Pistat zyrtare janë vetëm dy, ndërsa faktet për njërën apo tjetrën ende mungojnë. Sot, organet shtetërore flasin me supozime dhe copëza dëshmie. Askush nuk ka një version zyrtar të bazuar në prova materiale. Dosja sjell dy versionet duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës, ndërsa informacionet e redaksisë janë të shumta. Ajo që po kemi mundur të verifikojmë është vargu i grupeve kriminale që kanë patur shënjestër Martinajn. Polici Jeton Lami dyshohet se tradhtoi jo vetëm shtetin dhe uniformën por edhe “shefin”. Prokuroria beson se ai do të thyhet dhe do të nisë të tregojë për njohjen e tij me Martinajn, rekrutimin si pjesë e grupit që kujdesej për sigurinë e 39-vjeçarit, dhe në rast se ka patur një zhdukje të tij fizike, nga kush dhe se a u nxorr prej tij në pritë Martinaj,”- shkruhej në artikullin e publikuar një muaj më parë.
Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.
Sondazh
VIDEO/ Ky është mjeti i ‘blinduar’ që lëvizi Ervis Martinajn, mister çfarë ndodhi pas ndalesës në hotel
Makina e Ervis Martinajt TIRANË- Makina që po shikoni është mjeti me të cilin ka lëvizur i shumëkërkuari Ervis Mart...
VIDEO/ Kërkohej në gjithë vendin, Ervis Martinaj lëvizte me Lamin e mikeshën e tij, momenti kur futen në hotel
Ervis Martinaj, Jeton Lami dhe modelja TIRANË- Janë publikuar për herë të parë pamjet që tregojnë të gjall&eum...
Covid, MSH: 95 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Foto ilustruese TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipë...
I "tradhtoi" era e hashashit, shqiptari dhe italiani ndalohen nga policia! Çfarë iu gjet në banesë
Foto ilustruese ITALI- Një i ri shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga Policia pasi u kapën me drogë në makinë...
KESH blen 10,1 milionë euro energji për 5 ditë, reshjet nuk mjaftuan për të plotësuar kërkesën
Foto Ilustruese TIRANË- Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 10,1 milion euro energji për të plotësuar nevojat e vendi...
Shqiptari u hodh nga ura e vdiq, mediat britanike: Kishte probleme me vizën, ra në depresion
Ura në Britani BRITANI E MADHE- Mediat britanike shkruajnë se Mirsad Selgjekaj, 37-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë pasi u ...
VIDEO/ Pamje nga vendi ku ndodhi sherri në Elbasan, kush është 72-vjeçari që nxorri armën për të vrarë fqinjin
Vendi ku ndodhi sherri në Elbasan ELBASAN- Pamjet që po shikoni vijnë nga Elbasani, në lagjen ‘Vullnetari’, aty ku ndodhi n...
Hapet gara për Qendrën e Vizitorëve në Butrint, buxheti në dispozicion është 2.45 mln dollarë
Parku i Butrintit TIRANË- Ministria e Kulturës, Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit (BMF) dhe organizatorët e konkursit të dizaj...
Aksident në Vlorë, motori përplas gjimnazisten 17-vjeçare
Foto Ilustruese VLORË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në rrugën përball gj...
Parandalohet vrasja në Elbasan, pas sherrit me komshiun, 72-vjeçari merr armën për ta vrarë
Foto ilustruese ELBASAN- Një konflikt mes dy komshinjve për pak ka shkaktuar një vrasje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur ditën e sot...
