Aktualitet

VIDEO/ Pamje nga vendi ku ndodhi sherri në Elbasan, kush është 72-vjeçari që nxorri armën për të vrarë fqinjin

Ndërhyrja e ‘Forcave Shqiponja’ ka bërë të mundur arrestimin e Ullorjas dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

21 Shtator 2022, 18:16 Nga F.M
VIDEO/ Pamje nga vendi ku ndodhi sherri në Elbasan, kush është
Vendi ku ndodhi sherri në Elbasan

ELBASAN- Pamjet që po shikoni vijnë nga Elbasani, në lagjen ‘Vullnetari’, aty ku ndodhi një sherr që gati përfundoi në tragjedi. Mësohet se Hysen Ullorja 72 vjeç ka nxjerrë armën tip pushkë gjahu për të vrarë fqinjin e tij. Por krimi i rëndë u parandalua.


Ndërhyrja e ‘Forcave Shqiponja’ ka bërë të mundur arrestimin e Ullorjas dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Ende nuk është identifikuar personi me të cilin është konfliktuar 72-vjeçari.

elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll