Aktualitet

KESH blen 10,1 milionë euro energji për 5 ditë, reshjet nuk mjaftuan për të plotësuar kërkesën

Ndërkohë në kaskadën e Drinit niveli i ujit është 296 metra dhe  mbetet nën mesataren historike për muajin shtator. KESH ka prodhuar për disa ditë  të gjithë energjinë e kërkuar për konsum në vend.

21 Shtator 2022, 18:45 Nga F.M
KESH blen 10,1 milionë euro energji për 5 ditë, reshjet nuk
Foto Ilustruese

TIRANË- Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 10,1 milion euro energji për të plotësuar nevojat e vendit vetëm për 5 ditë. Gazetarja Erblina Mile shkruan për AbcNews, se pavarësiht reshjeve të rëna në fundjave prodhimi në kaskadë nuk ka  mjaftuar për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve.

Sipas të dhënave zyrtare të KESH, mësohet se është blerë 23 mijë e 400 megavatorë energji me një me një çmim mesatar  prej 435,80 euro. Ndërkohë në kaskadën e Drinit niveli i ujit është 296 metra dhe  mbetet nën mesataren historike për muajin shtator. KESH ka prodhuar për disa ditë  të gjithë energjinë e kërkuar për konsum në vend.

Tashmë, nga nesër deri në datën 25 shtator, KESH do të shfrytëzojë energjinë e blerë në bursë duke u munduar që të ruajë rezervën energjitike në kaskadë pasi parashikohen të tjera reshje javën e ardhshme.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, në datën 19 shtator rezerva energjetike arriti në 483 Gwh, nga 440 Gwh që ishte para reshjeve te fundjavës, por përsëri shumë e vogël nëse e krahasojmë me fillimin e muajit korrik. Vetëm përgjatë muajit shtator Kesh ka shpenzuar 34.63 milionë euro për të blerë energji.

Ndërsa çmimi i energjisë elektrike është rirritur. Gjatë fundjavës një megavatorë u shit me 130 euro ndërsa gjatë së mërkurës i është afruar çmimit prej 500 euro megavatori.

kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll