Aktualitet

Hapet gara për Qendrën e Vizitorëve në Butrint, buxheti në dispozicion është 2.45 mln dollarë

Nga kjo fazë dp të zgjidhen 4 grupe finaliste, të cilat do të futën në fazën e dytë do të shpërblehen me një honorar prej 10 mijë dollarësh për dizajnet e konceptit në fazën e dytë. 

21 Shtator 2022, 17:47 Nga I.A
Hapet gara për Qendrën e Vizitorëve në Butrint, buxheti
Parku i Butrintit

TIRANË- Ministria e Kulturës, Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit (BMF) dhe organizatorët e konkursit të dizajnit Malcolm Reading Consultants (MRC), kanë shpallur zyrtarisht garën ndërkombëtare për dizenjimin e qendrës së re të vizitorëve në Butrint. Bëhet me dije se ky konkurs është me dy faza, në të cilat duhet që të zgjidhet një fitues për projektin. 

Në fazën e parë garuesit duhet që të paraqësin detaje në lidhje me ekipin, përvoja si dhe qasjen. Nga kjo fazë dp të zgjidhen 4 grupe finaliste, të cilat do të futën në fazën e dytë do të shpërblehen me një honorar prej 10 mijë dollarësh për dizajnet e konceptit në fazën e dytë. 

“Plan Menaxhimi i Integruar për të mbrojtur zonën dhe për të promovuar turizmin e qëndrueshëm me bazë komuniteti dhe mjedisor u miratua nga Qeveria e Shqipërisë në korrik 2022, jo pa debate nga shoqëria civile. Plani çoi në krijimin e një organi të ri autonom për të mbikëqyrur zonën, Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit , e cila drejtohet nga Ministria e Kulturës”, tha drejtori i konkurrencës, Malcolm Reading. 

Bazuar në Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit (Plani i Biznesit i Zonës A3) parashikohet buxheti i përgjithshëm prej 2.9 milionë USD, ndërsa qendra e re e vizitorëve në Butrint pritet të mundësojë:

1. Rregullimin e fluksit së vizitorëve në Zonën A3, sidomos gjatë muajve të verës

2. Politikat e reja të biletave dhe disponimi i zyrave për stafin administrativ

3. Përmirësimi i përvojës së vizitorëve dhe i lokaleve

4. Orientime, interpretime dhe informacione që i përshtaten Sitit të Trashëgimisë Botërore dhe Parkut Kombëtar

5. Mjete të qëndrueshme për aksesin dhe transporti deri në hyrjen (e re) të sitit, në këmbë ose metransport të qëndrueshëm

6. Reduktimi i ndjeshëm i dërgesave në strukturat aktuale të Akropolit

7. Ofrimi i lehtësimeve të reja interpretative dhe edukative në Kalanë Veneciane në Akropol

8. Përmirësimi i ndjeshëm i mundësive të shitjes me pakicë, duke përfshirë edhe mundësi përartizanët vendas

9. Aksesi në zona bregdetare dhe ligatinore të Parkut për ecje në natyrë, vrojtim zogjsh, vozitje, etj.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një kporporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Opozita ngriti si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit. Deputetja Ina Zhupa e cilësoi një koncension të pastër dhe një marrëveshje me qëllim fitimet ekonomike në kurriz të rrezikimit të pasurive kulturore kombëtare

ministria e kulturës fondacioni i menaxhimit të butrintit

Sondazh

Poll