Bota

Donald Trump 'goditet' nga një tjetër padi, akuzohet për mashtrim me biznesin familjar

Prokurorja prej më shumë se tre vitesh ka kryer një hetim civil mbi praktikat e biznesit të Trump-it, treguan të dhënat e gjykatës. Padia, e paraqitur në një gjykatë të shtetit të New York-ut në Manhattan, akuzoi Organizatën Trump për përfshirje në “akte të shumta mashtrimi dhe keqinterpretimi”.

21 Shtator 2022, 17:55 Nga k.m.
Donald Trump 'goditet' nga një tjetër padi, akuzohet
Donald Trump

SHBA- Donald Trump 'goditet' nga një tjetër padi, akuzohet për mashtrim me biznesin familjar. Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe tre fëmijët e tij të rritur u paditën për mashtrim të mërkurën nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të New York-ut, Letitia James.

Prokurorja prej më shumë se tre vitesh ka kryer një hetim civil mbi praktikat e biznesit të Trump-it, treguan të dhënat e gjykatës. Padia, e paraqitur në një gjykatë të shtetit të New York-ut në Manhattan, akuzoi Organizatën Trump për përfshirje në “akte të shumta mashtrimi dhe keqinterpretimi”. Ndërsa shtoi se mashtrimi është kryer midis viteve 2011 dhe 2021.

Pas mbledhjes së fakteve, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James po kërkon nga gjykata që të ndalojë Trump dhe fëmijët e tij të shërbejnë si drejtues të bizneseve në Nju Jork. Ndërsa deri tani zyrtarisht "Trump" ka mohuar çdo keqbërje dhe e ka përshkruar hetimin e James si një gjueti shtrigash të motivuar politikisht.

Padia shënon një nga goditjet më të mëdha ligjore për Trump që kur u largua nga detyra në janar të vitit 2021, e ndërsa Trump po konsideron të kandidojë përsëri për president në zgjedhjet e vitit 2024, FBI ka nisur edhe një hetim për të.

donald trump

Sondazh

Poll