Bota

FOTO/ Investigimi i Sky News zbulon se ëmbëlsira me kanabis po u shiten fëmijëve online

Sipas Policisë paketimi i bën ata tërheqës për fëmijët, teksa 6 prej tyre deri tani janë dërguar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira me kanabis. Një prej tyre ishte i moshës 3-vjeçare. Ëmbëlsirat mund të blihen për vetëm 5 dollarë, raporton Sky News.

21 Shtator 2022, 17:07 Nga e.k
FOTO/ Investigimi i Sky News zbulon se ëmbëlsira me kanabis po u
Ëmbëlësirat me lëndë narkotike

BRITANI- Ëmbëlsira me përbërje lënde narkotike kanabis të paketuara me qese karamelesh të firmave të njohura po shiten dhe promovohen në faqet e mediave sociale si Instagram dhe Tik Tok në të gjithë Britanin e Madhe.

Sipas Policisë paketimi i bën ata tërheqës për fëmijët, teksa 6 prej tyre deri tani janë dërguar në spital pasi kanë ngrënë ëmbëlsira me kanabis. Një prej tyre ishte i moshës 3-vjeçare. Ëmbëlsirat mund të blihen për vetëm 5 dollarë, raporton Sky News.

FOTO/ Investigimi i Sky News zbulon se ëmbëlsira me kanabis po u

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se droga përdoret për të joshur fëmijët në trafikimin e drogës. Këto ëmbëlsira janë të paligjshme dhe përmbajnë nivele të larta të THC një lloj kimikati. Mënyra si ata i gjejnë këto faqe që shesin ëmbëlsirat bëhet duke kërkuar në platformat online fjalën "gummies" teksa shfaqen disa grupe.

FOTO/ Investigimi i Sky News zbulon se ëmbëlsira me kanabis po u

Një grup ka 62,000 abonentë dhe dy të tjerë kanë pothuajse 30,000 dhe 16,000 abonentë secili.

Policia në lindje të Anglisë tha se një e treta e personave të arrestuar në lidhje me këto ëmbëlsira me kanabis janë nën moshën 18 vjeç.

Sky News zbuloi se tregtarët po operojnë hapur në pesë faqet më të njohura të mediave sociale Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe Snapchat. Ata po përdorin gjithashtu shërbimet e mesazheve ëhatsapp dhe Telegram, dhe kjo e fundit është platforma më e njohur për tregtarët për të ofruar çmime dhe për të filluar shitjet.

Historia u zbulua në momentin kur një nga tregtarët e kanabisit futi në grup një gazetar të Sky Neës.

Kompanitë që qëndrojnë pas ëmbëlsirave, markat të cilat janë kopjuar nga prodhuesit e lëndës narkotike, kanë folur më parë kundër paketimit dhe kanë ndërmarrë veprime ligjore.

britani e madhe

Sondazh

Poll