FT+VD-Si po kalojnë 'liderët' në SHBA, u mblodhën për punë, por qejfi s'harrohet
Në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhje kanë shkuar edhe liderët e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm, që nuk kursyenin të krijonin "show-in" e tyre personal.
NJU JORK- Ukraina, siguria ushqimore, shëndeti global dhe ngrohja globale janë disa nga temat që po trajtohen në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhje kanë shkuar edhe liderët e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm, që nuk kursyenin të krijonin "show-in" e tyre personal. Ndryshe nga të gjitha udhëtimet e tjera, kryeministri Edi Rama ka ndenjur "urtë" duke u fokusuar vetëm tek takimet dhe duke qëndruar brenda kornizave zyrtare, gjë që rrallë ndodh me kreun e qeverisë shqiptare. Megjithatë nuk ka ndenjur pa takuar mikun e tij, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndryshe kanë vepruar të tjerë, duke u bërë lajm për qasjen ndryshe në këtë javë qëndrimi në Amerikë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, doli për shëtitje në Central Park. Aty takoi edhe dy shqiptare, të cilat i 'lidhi' direkt me kryeministrin shqiptar, gjithashtu mikun e tij, Edi Rama. Ndërsa vazhdoi xhiron në park, takoi edhe të tjerë, madje njërit i këshilloi që të linte duhanin.
Ndryshe nga Erdogan, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis takoi rastësisht në rrugë një taksist nga Greqia. Ndërsa direkt nisi t'i thoshtë: Ku je o i madh? Çfarë po bën? Nga jeni?.
Por kjo video, nuk është e para e llojit të saj. Edhe kryeministri Edi Rama, në daljet e tij të shpeshta jashtë vendit ka takuar shumë bashkëkombas, që dalin nga diku dhe e përshëndesin, duke adaptuar kështu një "skemë" shumë të përdorur "PR" për të treguar kështu se kanë shumë popullaritet dhe njihen edhe nga emigrantët.
Abazoviç nga ana tjetër, literalisht po bën xhiro. Ai ka publikuar pamje të vetë vetes duke ecur me biçikletë ndërsa shijon pamjen nga qyteti që nuk fle kurrë. Me syze, e duke vozitur mjetin dyrrotak, kryeministri në ikje i Malit të Zi duket se ka nevojë për relaks.
Ndërsa Abazoviç ecën më biçikletë, Vuçiç takoi herët në mëngjes mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Marko Gjuriç. Ambasadori i Serbisë në SHBA dhe presidenti, të veshur të dy me tuta dhe tejet sport, shijuan kohën e tyre me sport, para se të nisnin aktivitetet politike.
Më pas, gjatë diskutimeve në OKB, Vuçiç nuk ka ndenjur larg miqëve të rajonit, duke pozuar me Ramën, Dimitar Kovaçevskin dhe Abazoviçin, me të cilin flasin vesh më vesh.
Se çfarë, ndoshta dhe nuk do e mësojmë kurrë.
Sondazh
Dosja 'Gërdeci' dhe kompleksi Partizani, Mediu 2 orë në SPAK: Dhashë dëshminë time
Fatmir Mediu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës s&eum...
Strehimi i komunitetit rom, Komisioni kundër racizmit i KE vlerëson punën e Shqipërisë
Keshilli i Europes STRASBURG- Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) ka bërë publike konkluzionet mbi zbatimin e re...
Berisha: Rama piktor i dështuar! Nuk çeli asnjë ekspozitë derisa u bë kryeministër
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gratë, u ndal tek kontribu...
Duma: Protestat e opozitës duhet të jenë të qëndrueshme dhe të matura! Kriza energjetike nxorri në pah aferat e qeverisë
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh se gjendja në kampin blu nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe...
Duma: Shteti ka rënë! Sot vërtetohet ajo që kemi thënë se këtu shëtisin me makina të shtrenjta dhe të armatosur kriminelët
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duke folur për sulmet kibernetike u shpreh se tashmë shteti ka rën&...
Sulmet kibernetike/ Meta: Nuk janë hakerat iranianë! Është goditje nga brenda
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka hedhur akuza të forta sot drejt qeverisë sa i përket sulmeve kibernetike t...
Kandidate për kryetare bashkie? Duma shuan zërat: Politikën e kam vokacion
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma thotë se nuk e ka menduar asnjëher&e...
Rama publikon foto nga Nju Jorku: Me liderët e Ballkanit Perëndimor, na ftoi Borrell
Edi Rama me liderët e Josep Borrell NJU JORK- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, ku ka zhvilluar një takim me të gjithë li...
Rama e Vuçiç takohen në OKB, Presidenti i Serbisë: Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç NJU JORK- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç jan&eum...
Berisha me gratë shqiptare: Nënë Tereza mban kurorën me diamante, PD do bëjë gjithçka për të inkurajuar sukesin tuaj
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në takimin me zonja të shquara të vendit u shpreh se&...

