Bota

Lavdëroi Hitlerin, partia e Melonit shkarkon kandidatin për zgjedhje në Itali

Në një postim në Facebook të vitit 2014, Calogero Pisano, një koordinator partie në Agrigento në Siçili, e krahasoi udhëheqësin e partisë Giorgia Meloni me "një burrë shteti të madh të 70 viteve më parë". Ai shtoi se e kishte fjalën për një “gjerman” dhe jo për Benito Musolinin.

21 Shtator 2022, 09:27 Nga d.a.
Lavdëroi Hitlerin, partia e Melonit shkarkon kandidatin për zgjedhje
Meloni

ITALI- Partia e ekstremit të djathtë italian Vëllezërit e Italisë, e supozuar se do të fitojë zgjedhjet e së dielës, ka pezulluar një nga kandidatët e saj për lavdërimin e Adolf Hitlerit në mediat sociale.

Sipas BBC, në një postim në Facebook të vitit 2014, Calogero Pisano, një koordinator partie në Agrigento në Siçili, e krahasoi udhëheqësin e partisë Giorgia Meloni me "një burrë shteti të madh të 70 viteve më parë". Ai shtoi se e kishte fjalën për një “gjerman” dhe jo për Benito Musolinin.

Pisano shprehu gjithashtu mbështetje për presidentin rus Vladimir Putin, Partia tha se Pisano nuk e përfaqësonte më atë në asnjë nivel. Meloni është përpjekur të distancojë Vëllezërit e Italisë nga rrënjët e saj neofashiste. Partia kryeson në sondazhet përpara votimit të së dielës, me premtime për ulje taksash dhe një linjë të ashpër ndaj imigracionit.

Ruth Dureghello, presidentja e Komunitetit Hebre të Romës, kritikoi komentet, duke thënë se "ideja që dikush që përshëndet Hitlerin mund të ulet në parlamentin e ardhshëm është e papranueshme".

E themeluar në vitin 2012, Fratelli d'Italia i ka rrënjët e saj politike në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), e cila doli nga fashizmi i diktatorit të kohës së luftës Benito Musolini. Partia mban logon e partive të ekstremit të djathtë të pasluftës, flaka trengjyrësh, e perceptuar shpesh si zjarri që digjet në varrin e Musolinit.

Duke përqafuar një moto të vjetër të diskutueshme, "Zot, atdhe dhe familje", Meloni thotë se ajo dëshiron uljen e taksave dhe që presidenti i Italisë të zgjidhet me votë popullore. Ajo gjithashtu bën fushatë kundër të drejtave LGBT, dëshiron një bllokadë detare të Libisë dhe ka folur vazhdimisht kundër emigrantëve myslimanë. Meloni kundërshton me forcë etiketën fashiste, duke thënë se kohët e fundit ajo ishte "dorëzuar në histori".

Në zgjedhjet e fundit të Italisë në vitin 2018, partia e saj mori pak më shumë se 4% të votave, por tani ajo është favoritja për të fituar. Të mbështetur nga dy parti të tjera të krahut të djathtë, Liga dhe Forza Italia, sondazhet sugjerojnë se ato po shkojnë për një shumicë në dy dhomat e parlamentit të Italisë.

giorgia meloni zgjedhjet ne itali calogero pisano ruth dureghello

Sondazh

Poll