Bota

Kievi i përgjigjet deklaratave të Putinit për mobilizim të pjesshëm në Ukrainë

Ky reagim nga Kyivi vjen pas fjalëve të presidentit rus Vladimir Putin në një fjalim ku shpalli një vendim dhe e lëshoi një kërcënim të ri për Perëndimin.

21 Shtator 2022, 09:13 Nga d.a.
Kievi i përgjigjet deklaratave të Putinit për mobilizim të
Zelenskyy dhe Putin

UKRAINË- Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, sapo ka postuar në Twitter një foto të një video-konference që ai tha se kishte mbajtur me anëtarët e komitetit të inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

"Për më shumë se gjashtë muaj të një lufte në shkallë të plotë kundër Ukrainës, Rusia nuk ishte në gjendje të arrinte qëllimin e saj. Kjo ndodhi falë guximit të kombit ukrainas dhe ndihmës së partnerëve tanë ndërkombëtarë."-shkruan Yermak.

Sipas Guardian, ky reagim nga Kyivi vjen pas fjalëve të presidentit rus Vladimir Putin në një fjalim ku shpalli një vendim dhe e lëshoi një kërcënim të ri për Perëndimin.

Mobilizimi i pjesshëm në Rusi u njoftua të mërkurën në mëngjes nga presidenti Vladimir Putin ku sipas tij vendet perëndimore po përpiqen të “bllokojnë” çdo mundësi pavarësie dhe zhvillimi. 

andriy yermak vladimir putin

Sondazh

Poll