Bota

KUJDES! Nëse u vjen ky mesazh në WhatsApp, BLLOKOJENI menjëherë

Në fillim të këtij viti, Action Fraud paralajmëroi se midis shkurtit dhe qershorit 2022 kishte marrë 1,235 raportime të kriminelëve që paraqiteshin në WhatsApp si familjarë e tyre në nevojë, duke shënuar në një humbje të madhe prej 1.5 milion £.

21 Shtator 2022, 09:16 Nga k.m.
KUJDES! Nëse u vjen ky mesazh në WhatsApp, BLLOKOJENI
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Prindërit po paralajmërohen urgjentisht se mesazhi i koduar 'Hi mum' në WhatsApp është mashtrim dhe po përhapet masivisht. Ekspertët besojnë se këta persona po përpiqen të imitojnë fëmijët duke dërguar mesazhe me tekst prindërve, sikur kanë humbur telefonat e tyre.

Në fillim të këtij viti, Action Fraud paralajmëroi se midis shkurtit dhe qershorit 2022 kishte marrë 1,235 raportime të kriminelëve që paraqiteshin në WhatsApp si familjarë e tyre në nevojë, duke shënuar në një humbje të madhe prej 1.5 milion £.

Ekspertët e vunë re për herë të parë mashtrimin në fund të vitit 2021, kur një person denoncoi se një mashtrues që imitonte motrën e tij i kishte marrë një shumë të konsideruesshme parash. Ndërsa një tjetër mesazh lexon: Përshëndetje mama, telefoni im sapo u prish. Kështu që mund ta fshish atë numër dhe të ruash këtë.

Ndaj kushdo që merr një mesazh të tilë me tekst duhet ta raportojë atë duke e telefonuar në numrin 7726 përpara se të jetë shumë vonë. Ata që shqetësohen se mund të kenë rënë viktimë e mashtrimit duhet të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre dhe ta raportojnë skemën që po përdoret për të ngrirë llogarinë e tyre. Në fund, gjithmonë duhet të përdorin opsionet Blloko dhe Raporto.

whatsapp

Sondazh

Poll