Takimi me Borrell, Osmani zbardh kërkesat: Ndihmë për krizën dhe liberalizimi i vizave
Pamje nga takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në dre...
Sipas njoftimit të qeverisë, eshtë miratuar vendimi për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 19 milionë eurove, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 3.7.
KOSOVË- Qeveria e Republikës së Kosovës në orët e vona ka mbajtur mbledhjen e 97-të, në të cilën ka aprovuar gjashtë vendime. Sipas njoftimit të qeverisë, eshtë miratuar vendimi për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 19 milionë eurove, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 3.7.
Vendimet:
– Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Po ashtu, në kuadër të masës 3.7
– Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, janë ndarë 6 milionë euro, me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndalimin e eksportit dhe ri-eksportit të produkteve të drurit si lëndë djegëse. Ky ndalim është i përkohshëm dhe në përputhje me Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK) të vitit 2022.
U aprovua edhe vendimi për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022, në kuadër të zbatimit të masës 3.2- Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Me vendim të Qeverisë, janë shpallur me interes të veçantë publik pronat e paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projekteve infrastrukturore për interes publik” në zonat kadastrale: Bërnjak dhe Jasenovik i Epërm në Komunën e Zubin Potokut.
Po ashtu, është miratuar plotësimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/85 të datës 29 qershor 2022, lidhur me afatin e regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022.
Pamje nga takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York, ka marrë pjesë në dre...
Mbreti Charles ANGLI- Familja mbretërore britanike nuk është e huaj për kamerën. Që nga dita e lindjes janë mësuar...
Princi Harry dhe Meghan Markle SHBA- Drejt e në shtëpi. Princi Harry dhe Meghan Markle pritet t&eum...
Marco Cavaleri HOLANDË- Mbikëqyrësi i barnave në Evropë tha se rastet e Covid-19 dhe shkalla e vdekjeve po binte, por paralajm&eum...
Muhammad Khan ANGLI- Një burrë u përpoq të merrte flamurin nga arkivoli i Mbretëreshës sepse nuk besonte se ajo kishte vdekur...
Foto Ilustruese DANIMARKË- Ministria e Drejtësisë së Danimarkës ka konfirmuar se marrëveshja me Kosovën për burgjet...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se një tjetër shtet ka t&e...
Emmanuel Macron SHBA- Presidenti francez Emmanuel Macron i tha homologut të tij iranian, presidentit Ebrahim Raisi se topi është n...
Ushtare ruse RUSI- Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, bëri ndryshime në ligjin për shërbimin ushtarak...
Tërmet në Meksikë MEKSIKË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Meksikën perë...