Aktualitet

Investime në Shqipëri? Luftar Hysa: Unë nuk shes byreqe, kam lojërat e fatit, po gjeta hapësirë, futem

Flet për bizneset në Shqipëri.

20 Shtator 2022, 22:30 Nga F.M

Luftar Hysa

TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si 'degë' të kartelit Sinaloa në Shqipëri, është shprehur se do të inestonte në vendin tonë nëse do të gjente hapësirë në fushën e lojërave të fatit. I ftuar në "Opinion", me tone ironie, kur u pyet se çfarë biznesi do të hapte në Shqipëri, ai tha 'unë nuk shes byreqe'. 

Më pas shtoi se me lojërat e fatit do të futej nëse do t'i jepej mundësia e do të gjente hapësirë. 

"Unë nuk kam plane, por në momentin që do kem hapësirë, në Shqipëri do investoj. Unë jam njeri që bredh nëpër botë, po të gjej mundësi, investoj. Unë nuk shes byreqe, unë jam në lojërat e fatit. Kudo që shkoj, nëse ma lejon ligji, e hap, pse jo. Gje hapësirë e futem,"- tha Hysa ndër të tjera. 

Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar edhe zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

luftar hysa lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll