Aktualitet

Fotot e Dosja.al/ Luftar Hysa tregon ç’e bëri bashkë me Ramën: Arti! ‘Mik’ futa shokun tim Maksimilianin dhe deputetin gjerman

Hysa tha se me Ramën e ka lidhur arti, pasi ai kishte marrë informacione se kreu i qeverisë ishte artist e kishte vendosur të bashkëpunonte me të.

20 Shtator 2022, 22:28 Nga F.M

Luftar Hysa

TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si 'degë' të kartelit Sinaloa në Shqipëri, ka komentuar fotote publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al që e tregonin duke dalë nga zyra e kryeministrit Edi Rama, në 4 tetor të vitit 2020. I ftuar në studion e 'Opinion", Hysa tha se me Ramën e ka lidhur arti, pasi ai kishte marrë informacione se kreu i qeverisë ishte artist e kishte vendosur të bashkëpunonte me të. 'Mik' për të takuar Ramën tha se kishte futur një person që quhet Maksimilian dhe deputetin gjerman të asaj kohe, Mark Hauptmann.

"Është një histori shumë e bukur, kam një shok, Maksimiliani, kam jetuar në Peru me të. Ai bën foto. Ky njeri ka dashur gjithmonë që të bëjë libra për Shqipërinë. Prit tani se ta sqaroj unë. Unë duke kërkuar që Rama ishte artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëjmë është një takim për artin. U fut deputeti gjerman për ta takuar. Më tha ‘hajde të ta prezantoj kryeministrin’,"- tha Hysa. 

Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar edhe zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

luftar hysa lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll