Aktualitet

Biznesmeni: Lufta ndaj meje nisi nga kjo studio! Fevziu: Gazetarin s’e ndalojmë dot të flasë, ka të drejtën e investigimit

Fevziu tha më tej se gazetari kishte të drejtën e investigimit, por Hysa nuk mendon kështu!

20 Shtator 2022, 22:24 Nga F.M

Luftar Hysa

TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si 'degë' të kartelit Sinaloa në Shqipëri, ka deklaruar se akuzat ndaj tij kanë nisur nga studioja e 'Opinion'. I ftuar në të njëjtin ambient, Hysa tha se është sulmuar nga gazetar, por fjalën ia ndërprei Blendi Fevziu duke thënë se personi në fjalë nuk ia kishte përmendur emrin, por thjesht ishte shprehur që karteli Sinaloa kishte lidhje me Shqipërinë. Fevziu tha më tej se gazetari kishte të drejtën e investigimit, por Hysa nuk mendon kështu!

Pjesë nga biseda: 

Luftar Hysa: Sulmi ndaj meje ka nisur nga kjo studio

Blendi Fevziu: Pse

Luftar Hysa: Po se këtu një gazetar më sulmoi, tha që karteli Sinaloa ka bashkëpunëtorë shqiptarë. Nuk tha emrin tim, por e la të nënkuptohej.

Blendi Fevziu: Po s’e tha emrin ai

Luftar Hysa: Po mbrëmë u klarifikua kjo gjë

Blendi Fevziu: Po…më kujtohet, ka qenë një pyetje që unë e kuptova më vonë, por…

Luftar Hysa: Jo po doja t’ju merrja në telefon e t’ju thoja, si e lejoni ju këtë gjë

Blendi Fevziu: Po gazetari ka të drejtën e tij…

Luftar Hysa: Si ka të drejtën e tij, mirë politikanët kanë imunitet, por edhe gazetarët tani kanë imunitet e flasin ç’të duan?

Blendi Fevziu: Po, ka të drejtën e investigimit gazetari.

Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar edhe zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

luftar hysa lidhja e rames me sinaloat blendi fevziu ne det

Sondazh

Poll