Aktualitet

Përse u sulmuam nga hakerat? Ekspertja amerikane e IT-së shpjegon 'gabimin' që i kushtoi Shqipërisë

Hu thotë se sa më shumë orë që rrimë online, aq më të rrezikuar jemi.

20 Shtator 2022, 21:44 Nga F.M
Përse u sulmuam nga hakerat? Ekspertja amerikane e IT-së shpjegon
Evanna Hu

TIRANË- Evanna Hu, ekspertja amerikane e IT-së, mendon se brenda të mirave të pafundme që të ofron teknologjia qëndron rreziku dhe qytetet inteligjente nuk janë gjithmonë të sigurta. Në një prononcim për Top Channel, ajo tregon se krahas platformave digjitale që krijohen duhet të garantohet dhe siguria kibernetike. Hu thotë se sa më shumë orë që rrimë online, aq më të rrezikuar jemi.

 “E rëndësishme është të rritet ndërgjegjësimi i politikbërësve, i qeverisë se duhet bërë më shumë. Jo vetëm të ketë fonde më tepër për sigurinë kibernetike por gjithashtu duhet ndryshuar mentaliteti i përdoruesve të internetit. Është njësoj sikur dalim nga shtëpia jonë dhe nuk harrojmë të mbyllim derën me celës dhe ta kontrollojmë atë apo jo? Por nuk mendojmë njësoj për shtëpinë tonë digjitale. Mbarojmë punët tona online dhe e lëmë derën të hapur. Po, ju e dini se sa më shumë të lundrojmë online, aq më shumë e ekspozojmë veten ndaj sulmeve kibernetike. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për sulmet me arsye politike por bëhet fjalë edhe për sulme të rastësishme që prekin të dhënat e shumë njerëzve online. Shqipëria këto kohë është duke u sfiduar në këtë drejtim dhe shërbimet e qytetarëve janë prekur, ndaj kemi ardhur këtu për të edukuar politikbërësit që të integrojnë masat e duhura mbrojtëse për sistemet e informacionit online,"- tha ajo. 

Evanna së bashku me një grup specialistësh amerikanë nga kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë online kanë ardhur në Shqipëri për të dhënë ndihmën e tyre në gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

irani sulmon shqiperine dosjet sekrete te policise evanna hu

Sondazh

Poll