Aktualitet

Rajmonda Bulku në takim me Berishën: Për një aktor, të mos ketë ku të japë një shfaqje, është ta vrasësh

Ajo u shpreh se është e tmerrshme për aktorët që të mos kenë se ku ta japin një shfaqje pasi për një aktor një gjë e tillë është si ta "vrasësh".

20 Shtator 2022, 20:02 Nga F.M e.k
Rajmonda Bulku në takim me Berishën: Për një aktor, të
Rajmonda Bulku

TIRANË- Aktorja e njohur dhe ish-deputetja e PD Rajmonda Bulku, në takimin që kreu i PD Sali Berisha po zhvillon me disa zonja të shquara shqiptare, u shpreh se duhet kthyer vëmendja nga arti.

Ajo u shpreh se është e tmerrshme për aktorët që të mos kenë se ku ta japin një shfaqje pasi për një aktor një gjë e tillë është si ta "vrasësh".

Rajmonda Bulku: Vij nga një profesion që burrat dhe gratë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, por do vëmendje të madhe, sepse është kulturë, veç punës sonë në mënyrë individuale, bëjmë një punë me të tjerët, është spektatori që vjen. Në fushën e artit do t’u kërkojmë edhe më tepër kur të vini sepse duhet ndihmuar, sepse është kultura jonë. Për një aktor të mos ketë ku të japë një shfaqje, është ta vrasësh, është e frikshme.

rajmonda bulku

Sondazh

Poll