Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Baxhakut, miq e kolegët mesazhe ngushëllimi për ikjen gazetarit

16 Gusht 2019, 18:36 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Baxhakut, miq e kolegët mesazhe ngushëllimi për

TIRANË- Fatos Baxhaku, u nda sot nga jeta duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të ndritur. Pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, të shumta kanë qenë reagimet dhe ngushëllimet për të. Mir, kolegë, të afërm, por bashkëpunëtor të tij kanë shkruar mesazhe të ndjera për të.

Më poshtë disa nga komentet më të bukura për vdekjen e Baxhakut

Ardian Vehbiu: Kur je larg, lajme të tilla të vijnë gjithnjë si të pamundura – sidomos për njerëz si Tos Baxhaku, pa të cilët s’e përfytyron dot Tiranën. Herët e fundit e takoja gjithnjë te Friend’s Bookhouse, të rrethuar nga shokë e miq pa hesap. Më dukej sikur ashtu ishte mësuar të lumturohej – kish arritur cakun e urtësisë. Njeri fisnik, sytë i vezullonin inteligjencë, heshtja mençuri. Shkrimet ia gjeja gjithnjë një model për një gazetari të dëshiruar, por në rrezik zhdukjeje. Në një botë ideale, e kisha menduar të bashkëpunonim te “Peizazhet”. Ngushëllime të thella vëllait të tij, Turit, gjithashtu mik i mirë; dhe së bijës. Nuk them dot thjesht që Tirana s’do të jetë më e njëjta, kur të kthehem dhe të mos e shoh Tosin atje ku e shihja; nuk e ndiej veten gati për ta përcjellë këtë humbje me fjalë. Të qoftë dheu i lehtë, i dashur Tos.

Adi Krasta: Përgjithmonë Baxhak

Sonila Meço: Legjendat s’duan vëmendje, as kërkojnë me çdo kusht respekt. Legjendat gjejnë shtegun e tyre të pashkelur e bëhen udha e sigurt për kë vjen pas. Gazetaria e mirë, e vërtetë dhe mjeshtërore e ka nga sot legjendën e vet. Iku një njeri i rrallë, u përjetësua një institucion unik. Pushofsh i qetë Tos! Ne na le dhimbjen, por edhe trashëgiminë e një gazetarie të pakonkurueshme, që do mbajë gjithnjë emrin tënd: Gazetaria e legjendës Baxhaku!

Ferdinant Dervishi: Ishe me i miri i njerezve te mire. E dije se per te tille njerez terreni ishte vrases. Dhe e shprehje: “Te ecesh drejt do te thote te mbetesh pa buke”. Gjithsesi zgjodhe te ecje drejt. I privilegjuar qe pata fatin te punojme bashke. Te ndritte shpirti Fatos Baxhaku!

Sot në moshën 55-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë që e kishte tërhequr nga gazetari. Baxhaku u shua sot në banesën e tij duke humbur përgjithmonë luftën e gjatë më sëmundjen. Pas vdekjes së tij ka pasur me qindra reagime, nga miq dhe kolegë të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fatos baxhaku mesazhe per vdekjen e baxhakut vdes fatos baxhaku fatos baxhaku mesazhe per vdekjen e baxhakut vdes fatos baxhaku

Sondazh

Poll