Art&Argëtim

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku

16 Gusht 2019, 14:22 Nga DOSJA
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari

TIRANË- Fatos Baxhaku, gazetari dhe publicisti i njohur është shuar sot në banesën e tij në Tiranë. Baxhaku i njohur për stilin e tij të veçantë në shkrimin e reportazheve, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, 55-vjeç. Prej kohës gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria.

Së fundmi ai kishte botuar dhe librin e tij që do rezultonte i fundit, “Përtje gardheve”, një cikël reportazhsh nga Veriu në Jug. Si njohës i mirë dhe lëvrues i zoti i këtij xhaneri, Baxhaku në promovimin e librit të tij shprehej se të gjithë duhet të luftojnë për reportazhin, për të ruajtur këtë zhanër dhe gjuhën shqipe.

Baxhaku është një nga gazetarët e parë që ka hyrë në tregun e gazetarisë që në vitet 90’. Ai ishte një nga pionierët e shtypit të pavarur shqiptar dhe autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Nga sot Baxhaku nuk do jetë jetojë më, por vepra e tij do të mbetet përgjithmonë dhe përmes saj ai do të kujtohet nga të gjithë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fatos baxhaku ndahet nga jeta gazetari baxhaku vdes fatos baxhaku fatos baxhaku ndahet nga jeta gazetari baxhaku vdes fatos baxhaku

Sondazh

Poll