Art&Argëtim

U nda sot nga jeta, cila është vepra që la pas Fatos Baxhaku

16 Gusht 2019, 14:43 Nga DOSJA
U nda sot nga jeta, cila është vepra që la pas Fatos Baxhaku

TIRANË- Fatos Baxhaku është ndarë sot nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai është një prej gazetarëve më të mirë shqiptarë, ku spikaste në zhanrin që ai lëvronte më së shumti, reportazhin.

Por kush është Fatos Baxhaku?

Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në Histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”. Në periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshëm “Shqip”. Aktualisht (2015) është gazetar në profesion të lirë.

Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e Vjetër” (Digitalb) si edhe i shumë dokumentareve televizive. Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës. Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Bashkëpunetor në shumë projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fatos baxhaku vdes fatos baxhaku vepra e fatos baxhakut fatos baxhaku vdes fatos baxhaku vepra e fatos baxhakut

Sondazh

Poll