Bota

Erdogan: Putin është i gatshëm t'i japë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

Ipyetur nga një gazetar i PBS se sa shpejt mendon ai që konflikti të përfundonte, udhëheqësi turk tha se "kryesorja është që qëndrimi rus do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm këtu".

20 Shtator 2022, 11:53 Nga d.a.
Erdogan: Putin është i gatshëm t'i japë fund konfliktit
Putin dhe Erdogan

SHBA- Rusia është e gatshme t'i japë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për PBS në një intervistë të hënën.

Sipass Tass, i pyetur nga një gazetar i PBS se sa shpejt mendon ai që konflikti të përfundonte, udhëheqësi turk tha se "kryesorja është që qëndrimi rus do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm këtu".

"Në Uzbekistan, u mblodha me presidentin rus Putin dhe patëm diskutime shumë të gjera me të," tha Erdogan në intervistë. 

Sipas Erdogan, lideri rus i tregoi atij se ai është i gatshëm t'i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur duke parë që situata është tepër problematike.

"Mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike. Unë mendoj se një hap i rëndësishëm do të bëhet përpara." "Gjithçka që duam të shohim është që ta përfundojmë këtë betejë me paqe," përfundoi ai.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë zhvilluan bisedime në margjinat e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand, Uzbekistan të premten e kaluar. Putin tha pas bisedimeve se Erdogan nuk kishte sugjeruar organizimin e negociatave me udhëheqësin ukrainas Vladimir Zelensky. Presidenti turk po jep një kontribut serioz në përpjekjet e normalizimit, duke përfshirë lëvizjet për zgjidhjen e krizës ushqimore, theksoi Putin.

Më 24 shkurt, Putin tha në një fjalim televiziv se në përgjigje të një kërkese të krerëve të republikave të Donbasit ai kishte marrë një vendim për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak. Pas kësaj, SHBA, BE, Britania e Madhe dhe një numër vendesh të tjera njoftuan sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë. Përveç kësaj, Perëndimi shtoi dërgesat e armëve në vlerë miliarda dollarë në Kiev.

rexhep tajip erdogan vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll