Bota

Plani për vrasje e Kurtit, Reuters shkruan për publikimin e e-maileve sekrete të Gledis Nanos

Reuters i referohet njoftimit të qeverisë së Kosovës ditën e hënv ku u konfirmua se ishte prishur një komplot për të vrarë kryeministrin Albin Kurti në vitin 2021, duke konfirmuar pjesërisht një raportim të bërë nga mediat shqiptare në lidhje me publikimin e disa dosjeve sekrete nga hakerat iranianë.

20 Shtator 2022, 09:48 Nga d.a.
Plani për vrasje e Kurtit, Reuters shkruan për publikimin e e-maileve
Albin Kurti

KOSOVË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje mediave audiovizive, të shkruara e online që të mos publikojnë asnjë të dhënë apo e-mail që ka 'rrjedhur' nga databaza sekrete si pasojë e sulmeve iraniane. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit shkruan se në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë e do të ndiqen penalisht.

Ndërkohë lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në të gjithë mediat botërore ku Reuters shkruan pikërisht për dosjen ku flitet për atentatin ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Reuters i referohet njoftimit të qeverisë së Kosovës ditën e hënv ku u konfirmua se ishte prishur një komplot për të vrarë kryeministrin Albin Kurti në vitin 2021, duke konfirmuar pjesërisht një raportim të bërë nga mediat shqiptare në lidhje me publikimin e disa dosjeve sekrete nga hakerat iranianë.

Në një deklaratë për gazetarët për komplotin e raportuar, qeveria tha se agjencia e inteligjencës e Kosovës e kishte informuar Kurtin në atë kohë.

Kryeministri Albin Kurti është njoftuar për këtë çështje (në vitin 2021) nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe institucionet e sigurisë kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar këtë veprim”, thuhet në komunikatë.

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

albin kurti dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll