Bota

Funerali i Mbretëreshës/ Biden u ul në sediljet e pasme, Trump: Ka humbur respekti për SHBA-në

Pozicioni i Joe Biden në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në Westminster Abbey u komentua nga Donald Trump.

20 Shtator 2022, 07:23 Nga A.B
Funerali i Mbretëreshës/ Biden u ul në sediljet e pasme, Trump:
Joe Biden

MBRETËRI E BASHKUAR- Nga sediljet e pasme të Westminster Abbey, Joe Biden dhe zonja e parë ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Biden mund të konsiderohet njeriu më i fuqishëm në botë dhe është në qendër të çdo mbledhjeje të liderëve botërorë, por kur bëhet fjalë për një funeral mbretëror britanik, gjërat ndryshojnë.

Me 2200 të ftuar në Westminster Abbey, funerali i Mbretëreshës kishte krerë të huaj shteti ose zyrtarë të huaj.

Presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë u zbritën në sediljet e pasme të Westminster Abbey, shtatë rreshta pas. Pozicioni i Joe Biden në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në Westminster Abbey u komentua nga Donald Trump.

Sipas "leximit" të Trump përmes postimeve në Truth Sosial, qëndrimi i Biden tregon se "nuk ka më respekt" për SHBA-në.

“Kjo ka ndodhur në SHBA në vetëm dy vjet. Asnjë respekt. Megjithatë, ishte një mundësi për Presidentin që të takohej me liderët e disa vendeve të Botës së Tretë. Nëse do të isha presidenti i SHBA-ve nuk do më linin atje dhe vendi ynë do të ishte shumë ndryshe nga tani”, shkroi Donald Trump.

Sipas Protokollit, në funeralin e mbretëreshës, krerët e parë të shtetit ulen para, të ndjekur nga liderët e Commonwealth, të cilët i kalojnë liderët politikë nga pjesa tjetër e botës, pavarësisht nga rëndësia e tyre. Mirëpo Biden e gjeti veten 14 larg nga vendet e para dhe nëntë pas kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

joe biden donald trump

Sondazh

Poll