Bota

Lamtumira e fundit, varroset Mbretëresha Elisabeth II pranë Dukës Philiph

Një deklaratë në faqen e tyre të internetit Familja Mbretërore thotë se ajo u varros së bashku me Dukën e Edinburgut, në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI.

19 Shtator 2022, 22:17 Nga I.A
Lamtumira e fundit, varroset Mbretëresha Elisabeth II pranë Dukës
Arkivoli i Mbretereshes

ANGLI- Mbretëresha është varrosur pas një ceremonie private në Windsor, thotë Familja Mbretërore. Një deklaratë në faqen e tyre të internetit Familja Mbretërore thotë se ajo u varros së bashku me Dukën e Edinburgut, në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë familja e saj e ngushtë.

Funerali shtetëror për madhërinë e saj, Mbretëreshën u zhvillua në Westminster Abbey të hënën më 19 shtator në orën 11:00. Shërbimi Funeral dhe organizimet ceremoniale shoqëruese i bënë homazhe mbretërimit të jashtëzakonshëm të Mbretëreshës dhe jetës së jashtëzakonshme të shërbimit të Madhërisë së Saj si Kryetar i Shtetit, Kombit dhe Komonuelthit.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll