Bota

Rriten intensivisht protestat në Iran pas vrasjes së 22-vjeçares që s’kishte veshur siç duhet hixhabin

Protestat vazhduan të dielën në Iran dhe #MahsaAmini u bë një nga hashtag-ët kryesorë ndonjëherë në Twitter në gjuhën perse, ndërsa iranianët u zemëruan për vdekjen e një gruaje të re në paraburgimin e policisë morale duke zbatuar rregulla strikte të hixhabit.

19 Shtator 2022, 20:35 Nga s.s
Rriten intensivisht protestat në Iran pas vrasjes së
Një gazetë me një foto kopertine të Mahsa Amini një grua që vdiq pasi u arrestua nga "policia e moralit" e Republikës Islamike shihet në Iran

IRAN- Protestat vazhduan të dielën në Iran dhe #MahsaAmini u bë një nga hashtag-ët kryesorë ndonjëherë në Twitter në gjuhën perse, ndërsa iranianët u zemëruan për vdekjen e një gruaje të re në paraburgimin e policisë morale duke zbatuar rregulla strikte të hixhabit (shaminë), raporton Reuters.

Katër persona janë vrarë në Iran gjatë protestave mbi vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila humbi jetën pasi u arrestua nga policia nën dyshimet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit, tha një organizatë.

Një 22 vjeçare e quajtur Amini, vdiq të premten pasi ra në koma pas arrestimit të saj në Teheran në fillim të javës. Rasti ka vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e grave në Iran. Policia hodhi poshtë dyshimet e mediave sociale se ajo ishte rrahur, duke thënë se e reja u sëmur, teksa qëndronte me gratë e tjera në burg.

Veshja e shamisë (Hixhabi) është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes. Qindra protestues u mblodhën të dielën rreth Universitetit të Teheranit, duke thirrur “Grua, Jetë, Liri”, sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mbështetur një qëndrim më të butë ndaj grave që nuk respektojnë kodin zyrtar të veshjes.

Por linjat e ashpra kanë bërë thirrje për ndëshkim të ashpër dhe madje edhe kamxhik, duke argumentuar se nëse gratë tregojnë flokët e tyre kjo  çon në prishje të moralit dhe shpërbërje të familjeve.

iran gra qe veshin hixhab hixhab ayatollah ali khamenei

Sondazh

Poll