Bota

Bota me sytë nga funerali i Mbretëreshës, më shumë se 4 miliardë njerëz e ndoqën në TV! 1 milion të tjerë në rrugët e Londrës

Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë.

19 Shtator 2022, 20:27 Nga e.k
Bota me sytë nga funerali i Mbretëreshës, më shumë se 4
Pamje nga funerali i Mbretëreshës Elisabeth II

BRITANI- Kurorëzimi i Elizabeth II, në vitin 1953, ishte një nga ngjarjet e para që u pasqyrua drejtpërdrejt në televizion nga BBC, në një kohë kur pak njerëz kishin televizorë.

Funerali i saj sot, 70 vjet më vonë, në një botë që ka ndryshuar në mënyrë dramatike, është një ngjarje televizive dhe tashmë online në një shkallë globale.

Bota me sytë nga funerali i Mbretëreshës, më shumë se 4
Mijëra njerëz pranë Kështjellës Windsor

Megjithatë, edhe pse e gjithë bota tani ka televizorë dhe telefona celularë inteligjentë, ka miliona që kanë zgjedhur të jenë personalisht në rrugët e Londrës. Një aspekt i veçantë i ceremonisë është edhe koreografia e përpunuar e bartjes së trupit dhe kortezhi si dhe liderët nga e gjithë bota të ftuar në kryeqytetin britanik.

Bota me sytë nga funerali i Mbretëreshës, më shumë se 4
Qytetarë të shumtë duke ndjekur funeralin e Mbretëreshës në ekranet gjigande

Rreth 1 milion njerëz udhëtuan për në Londër për funeralin, me British Rail që kishte planifikuar 250 shërbime shtesë treni për pelegrinët. Për ata që nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni, u hapën 125 kinema për ta transmetuar drejtpërdrejt.

Që nga e enjtja, kur turma u lejua të kryente homazhe, rreth 300,000 njerëz kanë kaluar nëpër sallë. Radhët ishin deri në 8 kilometra dhe pritja mund të zgjaste deri në 17 orë  por të gjithë qëndruan në vendet e tyre.

Në qendër të Londrës, më shumë se 36 km kangjella dhe barriera u ngritën për të mbajtur turmat në pika të caktuara rreth terrenit ku do të kalojë kortezhi. Kishte 100,000 njerëz në rrugën për në Pallatin Windsor dhe kjo ishte vetëm një pjesë e turmës.

Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë.

Është një ngjarje që kapërceu në interesin televiziv martesën e Charles dhe Dianës në 1981.

Sondazh

Poll