Art&Argëtim

“Të lutem pak e kujdesur me pamjen”, Blerina Bombaj ‘tremb’ ndjekësen, revoltohet keq: Ndoshta jam prapa bote (FOTO)

16 Gusht 2019, 11:22 Nga DOSJA
“Të lutem pak e kujdesur me pamjen”, Blerina Bombaj

TIRANË– Dietologia Blerina Bombaj tashmë vjen në ndihmë sa herë që poston gjëra që janë në interes të një jete të shëndetshme për publikun e gjerë. Por mes shumë postimeve kryesisht mbi ushqimin, ajo poston dhe foto personale.

Pa make-up dhe pa filtra, Blerina ka përshëndetur ndjekësit e saj por nuk e ka pritur aspak mirë një koment të drejtpërdrejtë.

“Te lutem e di që do të transmetosh thjeshtësinë tuaj, por duke qenë person publik pak më e kujdesur për pamjen ,gjithsesi është e drejta juaj për çdo gjë më falni për sygjerimin,”- shkruan një ndjekëse në profilin e dietologes.

Menjëherë ky koment ka krijuar shumë reagime, duke përfshirë dhe atë të dietologes.

“Cila eshte pakujdesia? Mund te me thuash? Mos jam gje me floke pa krehur, pa lyer? Me sy me sklepa? Tualet te papastruar? Veshur me pizhame? Aman me trego se ndoshta jam prapa bote. Dmth, që kur, të mos trukohesh me shumicë quhet pakujdesi?!!”– i përgjigjet Blerina Bombaj.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz blerina bombaj dietologia blerina bombaj blerina bombaj dietologia blerina bombaj

Sondazh

Poll