Aktualitet

Anila Hoxha: Hakerat kanë marrë të dhëna për grupet kriminale dhe personat në mbrojtje

Sipas Hoxhës, me publikimin e emaile-ve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, hakerat po përcjellin një mesazh, ndërkohë që kanë në dorë informacione të zyrtarëve të tjerë dhe të qytetarëve.

19 Shtator 2022, 21:53 Nga F.M
Anila Hoxha: Hakerat kanë marrë të dhëna për grupet
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha thotë se hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit. E ftuar në “Top Story”, Hoxha tha se hakerat që kanë sulmuar sistemet e Policisë së Shtetit kanë të dhëna sekrete për veprimtari kriminale. Hoxha shtoi se në duart e hakerave janë edhe të dhënat për personat e marrë në mbrojtje. Sipas Hoxhës, me publikimin e emaile-ve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, hakerat po përcjellin një mesazh, ndërkohë që kanë në dorë informacione të zyrtarëve të tjerë dhe të qytetarëve.

“Goditja dhe sulmi kibernetik është në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit, është jashtë loje sistemi ADAMS dhe Memex. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar. SPAK dërgoi në gjykatën e posaçme një person që akuzohej për spiunazh. Më herët, ish-ministri i Brendshëm shpalli ‘non grata’ dhe largoi dy diplomatë iranianë, raste që tregonin qartë se vep e spiunazhit ishte shumë shqetësuese në Shqipëri. Sinjali është ky: ne kemi email-in e kreut të Policisë së Shtetit. Kemi dhe të tjerë zyrtarë që kanë të dhëna për bashkëpunëtorët, informatorët e Policisë shqiptare. Serveri që gjendet në Policinë e Shtetit tani është i bllokuar. Drejtori i Përgjithshëm ka një email zyrtar, por a duhet të qarkullojnë sekrete. Ka katër vite që Policia komunikon në ëhatsApp. Ka të dhëna pafund”.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë.

anila hoxha gledis nano dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll