Bota

“Groenlanda nuk është në shitje”, danezët kundërshtojnë kategorikisht idenë e tmerrshme të Trump

16 Gusht 2019, 12:33 Nga DOSJA
“Groenlanda nuk është në shitje”, danezët

 DANIMARKË- Presidenti amerikan Donald Trump sëfundmi ka deklaruar se dëshiron të blejë ishullin më të madh në botë, Groenlandën.

Po pas këtij lajmi për blerjen e ishullit nga qeveria amerikanë ka ardhru edhe reagimi i qytetarëve të këtij vendi.

Edhe pse Danimarka mund ta ketë menduar ta shesë Groenlandën banorët e Danimarkës nuk e pranojnë një marrëveshje të tillë, pasi për to është një gjë e tmerrshme.

Madje Presidenti Trump ka kërkuar edhe ndihmën e këshilltarëve të tij në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që të shqyrtojnë mundësinë e blerjes së ishullit më të madh në botë, një vend kryesisht autonom i mbretërisë së Danimarkës.

Ane Lone Bagger, ministrja e jashtëm i Groenladës , tha se: “Ne jemi të hapur për biznes, por ne nuk jemi për shitje.” Komentet e saj u bënë përhapën nga të gjithë politikanët e tjerë në Groenlandë dhe Danimarkë.

Larsen tha që ajo kishte jetuar në SHBA dhe e dinte se për çfarë po fliste. “Sigurisht, disa Groenlanders mund të mendojnë se është një ide e mirë,” tha ajo. “Por unë jam e sigurt se shumica mendojnë se është më mirë të kemi një marrëdhënie me Danimarkën sesa SHBA në një afat të gjatë.”

Søren Espersen nga partia nacionaliste Daneze tha se: -“Nëse ky është një lajm i vërtetë, është një provë përfundimtare se Trump është çmendur. Më duhet ta them ashtu siç është: ideja që Danimarka do të shesë 50,000 qytetarë në SHBA është plotësisht e çmendur. ”

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota danimarkë groenlande qytetaret kundershtojne idenë trump danimarkë groenlande qytetaret kundershtojne idenë trump

Sondazh

Poll