Bota

Këmbëngulja e Trump, së shpejti do të blejë ishullin më të madh, Groenlandën

16 Gusht 2019, 09:22 Nga DOSJA
Këmbëngulja e Trump, së shpejti do të blejë ishullin

SHBA- Në një kohë që tensionet në Shetet  e Bashkuara të Amerikës nuk po ndalen, Presidenti Donald Trump vazhdon të krijojë situata të tilla për të nxitur debate.

Kjo është një çështje që Trump e ka marrë seriozisht dhe ka urdhëruar të hetohet mirë mbi rrugën që do çojë në blerjen e Groenlandës.

Por jo më kot është gjithë ky interes nga ana e Presidentit Trump, pasi qëllimi i tij është të sigurojë burimet natyrore të këtij ishulli.

Nuk ka qenë ideja e Trump, kjo blerje e famshme, por është nxitur nga një bashkëpunëtor i tij teksa i ka shpejguar gjatë një darke vitin e kaluar se blerja e ishullit është e favorshme për ekonominë.

Gjatë datës 2 dhe 3  shtator Trump do të zhvillojë një takim në Danimarkë me kryeministrin Mette Frederiksenm, takim  ky që është organizuar nga Mbretëresha Margrethe II. Ndër tema të tjera në këtë takim do të flitet edhe për për çështjen e blerjes së Grenlandës nga SHBA-ja.

 Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota danimarkë greenland shba trump danimarkë greenland shba trump

Sondazh

Poll