Bota

“Nëse ata nuk janë të dhunshëm, ne nuk përdorim forcë”, flet policia për protestat në Hong Kong

16 Gusht 2019, 09:00 Nga DOSJA
“Nëse ata nuk janë të dhunshëm, ne nuk përdorim

KINË- Teksa prej më shumë se dy muajsh protestat nuk kanë të ndalur në Hong Kong, situata është tensionuar shumë mes protestuesve dhe policisë.

“Nëse ata nuk përdorin dhunën, ne nuk përdorim forcë.”- ka qenë deklarata e oficerit të lartë të policisë së Hong Kongut ndaj akuzave të protestuesve të indinjuar se autoritetet po përdorin forcë të tepruar për të shuar demonstratat.

Akuzat për brutalitetin e policisë kanë nxitur protesta gjithnjë e më të dhunshme në rrugët e kësaj ish-kolonie britanike, duke bërë që forca e ligjit të hedh gazin lotsjellës pothuajse çdo ditë kundër protestuesve.

Protestat nisën për herë të parë në qershor nga kundërshtimi i gjerë i një projekt-ligji për ekstradim, por që atëherë janë zgjeruar për të përfshirë kërkesat për demokraci të plotë në mes të përshkallëzimit të dhunës.

Tani, më shumë se dy muaj në trazirat më të pazakonta që ky qytet ka parë ndër dekada, oficerët e lartë të policisë ftuan një grup gazetarësh në selinë e policisë në lagjen Wan Chai të Hong Kongut, ku folën ballë për ballë mbi çështjen.

Policët këmbëngulën që forcat policore të qytetit, ku numëron rreth 30,000 policë me uniformë, e kishin situatën nën kontroll.

“Ne nuk jemi në mobilizim të plotë. Ne kemi thellësinë e burimeve për të vazhduar më tej.”

Ky mesazh kundërshton lideren e emëruar të Hong Kong-ut, Carrie Lam. “Hong Kongu nuk është i sigurt apo i qëndrueshëm. Protestuesit e kanë shtyrë Hong Kongun për të mos u kthyer”, u tha ajo gazetarëve tre ditë më parë, pasi protestuesit anuluan qindra fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut.

Një pjesë e vogël e protestuesve kërkuan falje trazirat që krijuan në aeroport.

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëroi të enjten se nëse situata në Hong Kong përkeqësohet më tej, “ne kemi zgjidhje të mjaftueshme dhe fuqi të mjaftueshme brenda kufijve të Ligjit Themelor për të shuar çdo trazirë me shpejtësi.”

Burimi: CCN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhuna forca hong kong policia protestat dhuna forca hong kong policia protestat

Sondazh

Poll