Bota

“Jam e frikësuar për jetën time”, vajza e politikanes nga Kashmiri lutet për ndihmë ndërkombëtare

16 Gusht 2019, 11:06 Nga DOSJA
“Jam e frikësuar për jetën time”, vajza e politikanes

KASHMIR- Vajza e një prej politikaneve më të shquara të Kashmirit, Mehbooba Mufti, i është lutur komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për një përleshje të paparë të imponuar miliona njerëzve në territor, duke paralajmëruar se njerëzit në Kashmir po bëhen si kafshë.

Në një intervistë për Guardian teksa ishte në arrest shtëpie, Iltija Mufti, vajza e ish-kryeministres Mehbooba Mufti, tha se rreth 25 punonjës të sigurimit të armatosur kishin rrethuar shtëpinë e saj javën e kaluar. Të gjitha hyrjet në shtëpi janë të ndaluara, tha ajo, duke kundërshtuar ndalimin e komunikimit nga qeveria indiane.

Mufti tha se nuk ishte siguruar asnjë bazë ligjore për ndalimin e saj, por në media qarkullon lajmi se vajza e kryeministrit në kohën që ka kritikuar veprimet e Indisë në Kashmir, ka shkaktuar zemërimin e zyrtarve. Ajo tha se i ishte mohuar të kishte një avokat dhe nuk ishte lejuar të takonte njerëzit që e vizitonin.

Nëna e saj kishte urdhër për arrest shtëpie disa orë përpara se qeveria indiane të bënte një njoftim dramatik në 5 gusht se do të tërhiqte statusin e veçantë të Kashmir. Kuptohet se ajo është dërguar në një burg me një plan të përgatitur më parë.

Rreth 500 persona raportohet të jenë ndaluar, me motivin e parandalimit të trazirave.

Një shtetrrethim dhe ndërprerje komunikimesh u janë imponuar miliona njerëzve në të gjithë Kashmirin. Njerëzit në të gjithë vendin po vujanë prej 12 ditësh të mbyllur pa pasu rasnjë kontakt, pa shërbim interneti, pa celular ose telefon fiks, kjo pasi është pjesë e masave nga një zyrtar i KB.

Mufti tha se ajo kishte frikë,  e ndërsa sa i përket asaj çfarë po përfiltet në media, ajo edhe mund të burgoset.

Ndërsa të premten pritet të ulet për të diskutuar rreth çështjes së saj.

“Më është thënë qartë: para së gjithash ne sigurohemi që ju të mos ngrini zërin tuaj, dhe nuk do dëgjoheni, dhe nëse e bëni këtë, bëhuni gati të vuani pasojat,” tha Mufti, e cila arriti të flas me një nga pjesëtarët e shtëpsië së saj.

“Këto shkaqe me thanë se do të sjellin edhe burgosjen time për një kohë të pacaktuar dhe se unë nuk do të kem të drejtën e takimit për të pasur një akokat. Ndihem vërtet e frikësuar për jetën time. Nuk mendoj se jam më e sigurt sepse nuk i besoj kësaj qeverie. Mënyra se si kanë shkuar ata edhe pas përfaqësuesve të zgjedhur është mjaft e frikshme,”- tha ajo.

 “Por unë jam vajza e nënës sime,” shtoi ajo. “Nëse ata arrijnë të më burgosin ose të më vrasin unë do të largohem e kënaqur nga kjo botë pasi unë e di se kam qenë unë ajo që u ngrita për  Kashmirin kur e gjithë shteti ishte në panik dhe mes trazirave.”- është shprehur Iltija.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota iltija mufti kashmir mehbooba mufti qeveria indiane trazirat iltija mufti kashmir mehbooba mufti qeveria indiane trazirat

Sondazh

Poll