Aktualitet

Nuk deklaroi 14.500 euro dhe 1 mln lekë shqiptare në kufi, në hetim emigranti

Gjatë kontrollit në automjetin tip “BMW”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari i identifikuar me inicialet K.Gj.

19 Shtator 2022, 14:16 Nga k.m.
Nuk deklaroi 14.500 euro dhe 1 mln lekë shqiptare në kufi, në
Paratë e sekuestruara

KUKËS- Një 49-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Kukësit pasi nuk e deklaroi shumën e parave në pikën kufitare të Morinës. Gjatë kontrollit në automjetin tip “BMW”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari i identifikuar me inicialet K.Gj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Fiat", me drejtues shtetasin B. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 49 vjeç, rezident në Athinë, Greqi, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

kukës

Sondazh

Poll