Aktualitet

Rrjedhin e-maile të tjera, Gledis Nano informoi për sulmin me eksploziv ndaj Ambasadës Shqiptare në Athinë

Në dokument shfaqen emrat e 4 personave që sipas të dhënave po organizonin sulmin me lëndë eksplozive në prill të vitit 2021.

19 Shtator 2022, 13:27 Nga A.B
Rrjedhin e-maile të tjera, Gledis Nano informoi për sulmin me
Ambasada Shqiptare ne Athine

TIRANË- Ditën e sotme janë bërë publike nga hakerat, e-mailet personale të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. 

A2cnn informon se një prej e-maileve të bëra publike, ka të bëjë me një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë. Në këtë informacion Drejtoria e policisë së Shtetit dhe njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryqytetin grek.

Në dokument shfaqen emrat e 4 personave që sipas të dhënave po organizonin sulmin me lëndë eksplozive në prill të vitit 2021. Në dokument thuhet se në datë 25 prill 2021, shtetasit Llambi Angjeli, Totila Beba, Edvin Miho dhe Thanas Trasha kanë planifikuar një sulm me lëndë shpërthyese.

Më herët ditën e sotme u bënë publike dokumenta të tjera sekrete, ndër to të dhënat biometrike,  të gjitha hyrje-daljet nga vendi të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Gledis Nanos dhe e-maile sekrete të ish-drejtorit për çështje të “nxehta”.

e-mail per ambasaden shqiptare ne athine dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll