Aktualitet

Ndërron jetë 29-vjeçarja angleze në Sarandë, Policia: U mbyt në det gjatë ekspeditës

29-vjeçarja dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, teksa ishte në një ekspeditë zhytje.

19 Shtator 2022, 13:15 Nga A.B
Ndërron jetë 29-vjeçarja angleze në Sarandë, Policia:
Ambulance

SARANDË-Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Sarandë. Policia informon se vajza me inicialet R.G, është me origjinë nga Britania e Madhe. 29-vjeçarja dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, teksa ishte në një ekspeditë zhytje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes 29-vjecarja ne sarande sarande

Sondazh

Poll