Aktualitet

Sekuestrimi i 'RTV ORA', avokatët e Ylli Ndroqit: Afati për konfiskimin e pasurisë ka kaluar

Avokatët, Jordan Daci dhe Enis Daci deklarojnë se pasuritë e Ndroqit janë në mëshirë të fatit.

19 Shtator 2022, 12:46 Nga A.B
Sekuestrimi i 'RTV ORA', avokatët e Ylli Ndroqit: Afati për
Avokati

TIRANË- Avokatët mbrojtës të pronarit të OraNews, Ylli Ndroqit, kanë bërë të ditur për mediat se Gjykatës dhe Prokurorisë i ka kaluar afati për konfiskimin e pasurisë së Ndroqit. Pas daljes nga SPAK, avokatët, Jordan Daci dhe Enis Daci deklaruan se pasuritë e Ndroqit janë tashmë në mëshirë të fatit e se çështja që po lihet zvarrë do të dërgohet në Gjykatat Ndërkombëtare. 

Avokati mbrojtës i Ylli Ndoqit, Jordan Daci: Gjykata nuk ka hapësirë vetëm se të pranojë, pasuritë janë në mëshirë të fatit. SPAK nuk interesohet, thotë në shkresë se ne nuk na intereson se kujt do i kalojnë këto pasuri. Këtu bëhet fjalë për një ligj që secili e shikon sipas interesit të vet. Afati ka kaluar prej kohësh. Çështja do dërgohet në Gjykatat Ndërkombëtare.

Enis Daci: Sot që flasim pretendimi financiar i shkaktuar është prej të paktën 130 mln euro. Në këtë rast, dua të theksoj se kjo shumë përban një interes prej 3%.Çdo ditë që shtyhet kjo procedurë, i kushton taksa paguesve shqiptarë një shumë prej 18 mijë euro në ditë. I lutemi të gjithë njerëzve që janë pas kuintave të mos ndërhyjnë, të lenë gjyqësorin të veprojnë në bazë të ligjit. 

Jordan Daci: Situata duhet shpjeguar në mënyrë teknike se ku jemi sot. Gjykatës i ka kaluar afati për konfiskim. Gjykata dhe Prokuroria kanë shkelur ligjin Antimafia. Të gjitha pasuritë e Ndroqit janë të vendosura me burime financiare të ligjshme.

Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lërë në sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit. Në hetime për pasurinë e Ndroqit, u zbuluan u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. 32 pasuri, të cilat përfshijnë prona, makina, kompani madje dhe televizione do të konfiskohen.

ylli ndroqi jordan daci enis daci

Sondazh

Poll