Bota

Stuhia e fortë “Krosa” godet Japoninë, humb jetën një person dhe plagosen 49 të tjerë

16 Gusht 2019, 06:45 Nga DOSJA
Stuhia e fortë “Krosa” godet Japoninë, humb jetën

JAPONI-  Një stuhi e fortë ka goditur ditën e djeshme Japoninë ku ku ka gjetur vdekjen një person dhe 49 të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur dje në Hiroshima, vend i cili mjaft i prekur nga goditje të tilla.

Pas kësaj stuhie shkatërruese dhe vdekjeprurëse, rreth  400.000 persona janë evakuuar nga vendi i tyre.

Ndërkohë për sigurinë e qytetarëve mbi 800 fluturime janë dhe udhëtime me tren janë anuluar. Por kjo ka sjellë një rrëmujë të madhe pasi përkon me sezonin e pushimeve.

Ndërkohë është mësuar sipas mediave vendase se do të ketë sërish stuhi të forta edhe në veri të Japonisë.

Perosni i vetëm që ndërroi jetë si shkak i kësaj stuhie është 82-vjeçari që nuk i mbijetoi dot stuhisë teksa po lundronte me varkën e tij në det.

Burimi: NDTV 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 i vdekur 49 te plagosur japoni stuhi e forte 1 i vdekur 49 te plagosur japoni stuhi e forte

Sondazh

Poll