Aktualitet

HARTA e shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet, mes tyre edhe Shqipëria, Kosova del 'e bardhë'

Siç duket edhe në hartën grafike të mëposhtme, 1.81 miliardë njerëz janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbytjeve, ndërsa në vendin tonë shumë shkon deri në 770 mijë persona të rrezikuar.

18 Shtator 2022, 19:25 Nga k.m.
HARTA e shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet, mes tyre edhe
Harta e "Nature"

TIRANË- Shqipëria futet në vendet që kanë rrezik të lartë për përmbytje. Sipas një renditjeje të bërë nga  "Nature- Total Population at Risk", vendi ynë renditet me 27.6% mundësi për përmbytje, duke u reshtuar pranë shteteve me rrezikun më të lartë. Siç duket edhe në hartën grafike të mëposhtme, 1.81 miliardë njerëz janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbytjeve, ndërsa në vendin tonë shumë shkon deri në 770 mijë persona të rrezikuar.

Megjthatë në "top 5", renditen Holanda dhe Bangladeshi, të vendet vende që rrezikojnë më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre. E më pas, renditen Vietnami (46%), Egjipti (41%) dhe Mianmari (40%) kompletojnë pjesën tjetër të pesë vendeve të para në listë. Kosova nga ana tjetër ka shumë pak rrezik, duke u vendosur në grupin e vendeve 0-16%, të cilat janë mbuluar me ngjyrë të bardhë. 

HARTA e shteteve më të rrezikuara nga përmbytjet, mes tyre edhe

Edhe pse vendin e parë në botë për rrezik e mban Holanda, Azia Juglindore është zona më e rrezikuar pasi sipas të dhënave të grafikut përbën më shumë se dy të tretat e popullsisë globale të rrezikuar. Kina dhe India përbëjnë përkatësisht 395 milionë dhe 390 milionë njerëz.

Si për të provuar rrezikun, dje u dhanë shembujt e parë se çfarë mund të ndodhë në raste shirash. 48 orë pas stuhisë së pazakontë me reshje të dendura që përfshiu qarkun e Kukësit kryesisht bashkinë e Tropojës, duke shkaktuar probleme në 60 fshatra pasi prurjet kanë dëmtuar banesa, rrugë, ura dhe të mbjellat e banorëve të zonës. Në Bajram Curri, mbi 264 km rrugë janë dëmtuar dhe në 30 banesa janë evakuuar banorët.

permbytjet ne bote

Sondazh

Poll