Aktualitet

VD- Gomonia mbushet me ujë. Shqiptarëve u rrezikohet jeta në Kanalin Anglez

"Ëndrra angleze" një grupi të rinjsh nga Shqipëria për pak i ka kushtuar jetën, pasi gomonia me të cilën po kalonin nga Franca për në Angli u ka futur ujë.

18 Shtator 2022, 16:18 Nga k.m.
VD- Gomonia mbushet me ujë. Shqiptarëve u rrezikohet jeta në
Pamje nga gomonia me ujë

BRITANI E MADHE- Të tjerë shqiptarë rrezikojnë mbytjen në kanalin anglez, por fatmirësisht janë shpëtuar nga roja bregdetare. "Ëndrra angleze" një grupi të rinjsh nga Shqipëria për pak i ka kushtuar jetën, pasi gomonia me të cilën po kalonin nga Franca për në Angli u ka futur ujë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga "JOQ", të rinjë shqiptarë duken me këmbë në ujë brenda në gomone, ndërsa në disa momente të tjera duken teksa notojnë drejt gomones së rojeve bregdetare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Deri më tani raportohet se të gjithë janë shpëtuar, por ky nuk është rasti i parë që shqiptarët rrezikojnë jetën në kanalin mes dy vendeve. Edhe më herët të rinjve, mes tyre gra e fëmijë, u është rrezikuar jeta, por vështirësitë e rrugës për në Angli, duket se nuk i kanë dekurajuar të tjerët për të hyrë me gomone në vendin ishullor.

britani e madhe shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll