Aktualitet

DENONCIMI- Shtëpia nën ujë në Fier, Policia nuk i përgjigjet. Durmishi: Kërkova ndihmë, por..

Gruaja e shtëpisë që jeton me dy fëmijët teksa bashkëshorti është emigrant në Greqi rrëfen se policia nuk i është përgjigjur teksa ka kërkuar ndihma, ndërsa uji është larguar nga banesa pas disa orësh.

18 Shtator 2022, 17:14 Nga k.m.
DENONCIMI-  Shtëpia nën ujë në Fier, Policia nuk i
Pamje nga përmbytja

Kanë mjaftuar disa minuta shi që shtëpia e familjes së Et’hem Durmishit që jeton në fshatin Radostinë Fasko të njësisë administrative Dërmënas të përmbytet.

Gruaja e cila jeton vetëm me dy fëmijë invalid, ka kërkuar ndihmën e policisë pasi banesa ishte e mbuluar nga uji, por jo vetëm uniformat blu nuk i janë përgjigjur, po as institucionet që kanë përgjegjësi për situatën e krijuar. Valbona Durmishi, rrëfen për SYRI TV se si shtëpia u mbush me ujë dhe me pas telefonatën që i bëri bashkëshortit që ndodhet ne Greqi.

Valbona thekson se askush nuk i dha ndihmë, vetëm pasi i kishe dërguar bashkëshortit videot me shtepinë e përmbytur nga ajo, i shkoi në banese një përfaqësues i njësisë administrative

Kadri Fasko zëvendës kryetari i njësisë administrative Dërmënas i kontaktuar nga SYRI TV pohoi faktin se kur ka shkuar në banesë ujërat e reshjeve ishin larguar. Ai tregon se do kërkon mbushjen e rrugës me inerte, si dhe do të mblidhet grupin e punës të verifikojë dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe do llogaritet një dëmshpërblim sipas ligjit.

Rasti i familjes Durmishi është denoncuar një ditë më parë në rrjetin social Facebook edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha ku publikoi videon dhe mesazhin e qytetarit i cili tregon se si banesa që jeton bashkëshortja me dy fëmijët është e mbuluar nga uji dhe asnjë ndihmë nuk ka marrë nga institucionet shtetërorë.

Madje nga ana tjetër prezenca e forcave të policisë Fier ka qenë këtë të diel në banesën e familjes Durmishit pasi kishte shkuar grupi i xhirimit të SYRI TV./Syri

fier valbona durmishi

Sondazh

Poll