Aktualitet

Shkrumbohen dy banesa në Pogradec, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Të dyja banesat që kanë marrë flakë kanë qënë të një familje, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

18 Shtator 2022, 18:49 Nga I.A
Shkrumbohen dy banesa në Pogradec, fatmirësisht nuk ka të
Foto ilustruese

POGRADEC- Dy banesa kanë marrë flakë në Pogradec pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Slabinjë. Të dyja banesat që kanë marrë flakë kanë qënë të një familje, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Më datë 18.09.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Slabinjë, njësia administrative Proptisht, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve A. S. dhe djalit të tij M. S. Nga të dhënat e para rezulton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

zjarr ne pogradec digjen dy banesa ne pogradec

Sondazh

Poll