Art&Argëtim

VIDEO- Stuhia i ndërpreu koncertin, përlotet Lady Gaga: Më vjen keq që s'performova dot

Këngëtarja po përfundonte koncertin kur moti i keq përfshiu vendin.

18 Shtator 2022, 12:24 Nga A.B
VIDEO- Stuhia i ndërpreu koncertin, përlotet Lady Gaga: Më vjen
Lady Gaga

SHBA- Këngëtarja Lady Gaga u detyrua të ndalonte koncertin e fundit të turneut të saj Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë. Këngëtarja po përfundonte koncertin kur moti i keq përfshiu vendin.

Ylli i muzikës iu kërkoi falje fansave duke thënë: “Vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami”

Këngëtarja theksoi se donte t’i jepte përparësi sigurisë së publikut dhe ekuipazhit të saj kur rrufeja filloi të godiste pranë stadiumit Hard Rock.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Ajo që dua vërtet është të jem gjithashtu e përgjegjshme. Nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë, ose ndonjë anëtari të ekipit tim, grupit tim, kërcimtarëve të mi. Pra, më vjen keq që nuk arritëm të bënim performancën epike të Rain On Me në shi”, tha ajo.

lady gaga

Sondazh

Poll