Art&Argëtim

FOTO/ U aludua për një shtatzëni, zbulohet e vërteta e Fifit

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur Fifi është shtatzënë. Por disa burime të afërta të saj i kanë hedhur poshtë këto aludime duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

18 Shtator 2022, 11:14 Nga s.s
FOTO/ U aludua për një shtatzëni, zbulohet e vërteta e Fifit
Fifi dhe Adisi

TIRANË- Kryefjala e mediave rozë ka qenë këtë javë këngëtarja Fifi. Vetëm pak ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël. Mediat publikuan lajmin se artistja nga Kosova ishte shtatzënë me partnerin e saj, Adisin. Dyshja prej muajsh kanë një lidhje të konsoliduar dhe duken se gjërat mes tyre janë serioze.

Së fundmi, Panoramaplus.al ka deklaruar se burime të afërta pranë çiftit shprehen se kjo nuk është e vërtetë. Sipas të njëjtit burim këngëtarja nuk është në pritje të ëmbël dhe vijon angazhimin e saj si artiste, natyrisht gjithnjë shoqëruar nga partneri i saj, Adis Patushi.

FOTO/ U aludua për një shtatzëni, zbulohet e vërteta e Fifit
Fifi dhe Adis

Ishte Fifi ajo që disa ditë më parë provokoi ndjekësit me disa deklarata mbi një dasmë të mundshme duke i bërë thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirit. Kështu ajo la të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët.

fifi kengetare fifi në lidhje me adis patushin adis patushi

Sondazh

Poll